LDK-ja përkrah rezolutën e PDK-së, Lushaku: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri
Foto: Laura Hasani

LDK-ja përkrah rezolutën e PDK-së, Lushaku: E kemi obligim ta mbrojmë sakrificën e popullit për liri

Aktuale April 02, 2026 - 11:30

LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për të trajtuar çështjen e ekspozitës së Shkëlzen Gashit.

Kështu deklaroi shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqyrtuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribuojmë në komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute”, deklaroi Lushaku.