Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës
Foto: Laura Hasani

Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës

Aktuale April 02, 2026 - 11:28

Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagaci, ka thënë se partia që ajo përfaqëson është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.

Kjo vjen pas gabimeve të shumta që u shfaqën në ekspozitën e hapur më 24 mars në sheshin e Prishtinës, por që u mbyll pak ditë më pas.

“Sikurse e diskutuam edhe në takimin e Kryesisë, LVV është e gatshme të kontribuojë në një rezolutë që do të paraqiste përmbajtësisht në aspekt shumëdimensional çështje që trajtojnë luftën e fundit. Në lidhje me këtë, ne jemi të gatshëm të delegojmë deputetët tanë, që bashkë me deputetët e GP-ve tjera që të vijnë me një rezolutë e cila i adreson këto çështje në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Nagavci, teksa shtoi se pret që deri në fund të ditës të sillet një draft për miratim në Kuvend.