PDK-ja kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje të viktimave të luftës
Aktuale
April 02, 2026 - 11:27
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar një draft-rezolutë për mbrojtjen e viktimave të luftës së fundit në vend.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku kërkoi që kjo rezolutë të futet si pikë e parë e rendit të ditës.
“Grupi Parlamentar ka përgatitur një draft-rezolutë të cilën e kemi proceduar në Kuvendin e Kosovës, në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës”, tha Çitaku.