Tahiri paralajmëron LVV-në: Le të jetë hera e fundit, e palogjikshme t’i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë
Foto: Laura Hasani

Tahiri paralajmëron LVV-në: Le të jetë hera e fundit, e palogjikshme t’i sillni marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë

Aktuale April 02, 2026 - 11:18

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Vetëvendosjen lidhur me kërkesën për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se duhet informacione paraprake.

Tahiri ka deklaruar se: “kjo le të jetë hera e fundit” që, LVV-ja i dërgon në kuvend marrëveshjet ndërkombëtare në këtë formë.

“Ne normal që i mbështesim miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mirëpo, është plotësisht e palogjikshme, që për marrëveshjet ndërkombëtare që do të duhej të ketë kohë, të ketë lexim , të vijnë në këtë formë dhe në këtë masë. Kjo le të jetë hera e fundit që na sillni marrëveshjet ndërkombëtare, na si AAK jemi zotu që i votojmë ato, por më nuk do të pranojmë asnjë kërkesë në qoftë se paraprakisht nuk e kemi një informacion prej shefes së grupit të LVV-së. Se nuk bëhet nami me çu ni mesazh a me pru deri të zyra një kërkesë, me thanë ky është qëndrimi jonë”, ka deklaruar Tahiri.