Dështon zgjedhja e kryesuesit të ri të KGJK-së

Dështon zgjedhja e kryesuesit të ri të KGJK-së

Aktuale April 02, 2026 - 10:34

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka dështuar të zgjedh kryesuesin e ri të saj.

Sipas Klan Kosovës, zgjedhja e kryesuesit të ri të KGJK-së dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

“Ju njoftojmë se mbledhja e 365-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit. Për datën e mbledhjes së radhës do të njoftoheni me kohë”, u tha ndër të tjera nga KGJK-ja.