Këngëtarja Bajrami emocionon, rrëfen për diplomimin e fëmijës së parë me autizëm në Kosovë
Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, këngëtarja Arta Bajrami solli një shembull frymëzues, duke përmendur suksesin e Joni Thaçit, djalit të aktivistes Valbona Shala-Thaçi.
Sipas saj, ai është diplomuar në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, duke u bërë fëmija i parë me autizëm në Kosovë që arrin këtë sukses.
“Si shembull konkret e kemi djalin e Valbonës, Jonin, i cili dje pati koncertin solistik dhe u diplomua, duke u bërë i pari fëmijë me autizëm në Kosovë që përfundon shkollën e muzikës. Kjo është meritë e familjes që ka punuar intensivisht dhe e ka pavarësuar”, tha Bajrami në Klan Kosova.
Në panel u theksua se përkrahja familjare dhe angazhimi i vazhdueshëm janë kyç në zhvillimin dhe integrimin e fëmijëve me autizëm, ndërsa u kërkua më shumë mbështetje edhe nga institucionet.