Ekzekutivit i kërkohet më shumë transparencë për procesin integrues të Kosovës në BE
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e Komisionit e ka konsideruar si të nevojshme që kryenegociatori i Kosovës për integrim në Bashkim Evropian, Jeton Zulfaj, të raportojë në Komision gjatë këtij muaji.
Këtë kërkesë kryetarja Bajrami e bëri gjatë diskutimit për shqyrtimin e planit të punës së komisionit për sesionin pranveror.
Bajrami tha se duhet të ftohen edhe ambasadoret e akredituar në Prishtinë për të marrë qëndrimin e tyre për rrugën e Kosovës drejt unionit evropian.
Por, se tha se thirrja e tyre duhet të ndodhë në muajin tjetër, vetëm atëherë kur të shihet se si do të përmbyllet çështja e presidentit.
Kërkesë të njëjtë parashtroi edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Kurse, anëtarja e komisionit nga radhët e LVV-së, Liza Gashi, theksoi nevojën e organizimit edhe të një tryeze të përbashkët me të gjithë ambasadorët e huaj të BE-së.
Në fund të mbledhjes u miratua edhe plani i punës për sesionin pranveror. /eo