Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit, EUROPOL-i në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës
Foto: Facebook

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit, EUROPOL-i në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Aktuale March 31, 2026 - 14:18

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, priti të martën në një takim një delegacion nga EUROPOL-i, Belgjika, Holanda dhe Franca.

Gjatë takimit u vlerësua dhe u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Palët u pajtuan që ky bashkëpunim të fuqizohet më tej në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit dhe sfidave të tjera të sigurisë.