Rama merr vendim: S’ka më mallra në trotuare dhe bllokim të rrugëve
Foto: Laura Hasani

Rama merr vendim: S’ka më mallra në trotuare dhe bllokim të rrugëve

Aktuale March 31, 2026 - 11:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.

Ai ka thënë se hapësirat publike janë të qytetarëve dhe “të askujt tjetër”.

“Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare. Nuk ka më bllokim të rrugëve. Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve. Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, shkroi Rama.