Intervistohet Shkëlzen Gashi nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”
Foto: Laura Hasani

Intervistohet Shkëlzen Gashi nën dyshimin për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”

Aktuale March 30, 2026 - 19:45

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve, është intervistuar Shkëlzen Gashi nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit, është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore.