Më 3 prill intervistimi i kandidatëve për anëtar joprokuror të KPK-së
Të premten e 3 prillit kandidatët që kanë plotësuar kushtet e konkursit për anëtarë joprokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës, pritet t’i nënshtrohen inervistimit me gojë.
Kjo u bë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, pas takimit që ka pasur Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që drejtohet nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Bëhet e ditur se në takimin e sotëm është bërë vlerësimi i aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë Joprokurorë të KPK-së lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me ligj.
“Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i kandidatëve që plotësojnë kushtet të bëhet të premten, më 3 prill 2026”, thotë Kuvendi i Kosovës.
Konkursi për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të KPK-së ishte shpallur më 27 shkurt të këtij viti dhe kishte afat 20 ditor për aplikim.