Rikthehet furnizimi me rrymë për banorët në zonën ku u shemb rruga “Don Shtjefën Kurti”
Aktuale
March 30, 2026 - 13:19
Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet u shemb, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për banorët e zonës.
Mirëpo, KOSTT-i ka njoftuar se tashmë është rikthyer furnizimi me energji elektrike, raporton Zeri.info.
“KOSTT-i njofton qytetarët se, pas një angazhimi intensiv dhe pune të pandërprerë në terren, është rikthyer furnizimi me energji elektrike në zonat e prekura përmes një zgjidhjeje të përkohshme, ndërkohë që ekipet tona po vazhdojnë angazhimin për garantimin e sigurisë së furnizimit për NS Prishtina 6”, thuhet në njoftim. /Zëri