Protesta e OVL UÇK-së, fillojnë të mblidhen veteranët
Aktuale
March 30, 2026 - 13:05
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet protesta e OVL UÇK-së kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
Kjo protestë vjen si pasojë e kundërshtimit të kësaj ekspozite, sepse, sipas krerëve të organizatave të dala nga lufta, fyen të gjithë ata që luftuan dhe familjet e dëshmorëve.
Protesta është paraparë të fillojë në orën 13:00.




