Tahiri: Të enjten seanca e Kuvendit, s’u diskutua për çështjen e presidentit
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Të enjten seanca e Kuvendit, s’u diskutua për çështjen e presidentit

Aktuale March 30, 2026 - 12:20

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet këtë të enjte.

“Seanca e radhës do të jetë të enjten, një ndër temat që kemi trajtuar është çështja e ekspozitës. Ajo që mund të them me përgjegjësi të plotë, ky ka qenë një dështim shumë serioz dhe lëshim shumë serioz që duhet të ketë trajtim institucional”, tha ai.

Tahiri tha se nuk është diskutuar çështja e presidentit.

Ai tha se nëse ftohen në takim nga Kurti, për, siç tha ai, në takime “një me një sikur me pi kafe”, nuk do të marrin pjesë.

“Nuk e kemi diskutuar. Pra po shkon avazi i njëjtë, krejt vajtojnë e bërtasin si me zgjedh presidentin, asnjë veprim nga qeveria. Kjo asht përgjegjësia e Albin Kurtit drejtpërdrejt. Me 66 vota atëherë edhe tash, për me ia dhanë Kosovës një president. Nuk ka kuptim me i qit edhe njëherë 1 milion popull me votu për shkak se një formacion politik ka dëshirë që ta marrë edhe një institucion të pavarur siç asht presidenti. Nuk i ka 80 vota për president. I ka 66 vota për qeveri, ja paftë hairin. Për me u bë presidenti i Kosovës, duhesh me i pas 80 vota. Për me i pas 80 vota, duhesh me arrit një marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e ka dashtë për shkak se i ka dashtë dy njerëz të partisë së vet. Aq asht kjo punë e thjeshtë. Nuk ka kurrfarë, po mundohemi me një farë konspiracioni ‘u takuan këta, u takuan këta’. S’ka dashtë! Me pas dashtë, ishte u nis procesi i konsultimit n’fillim, nji tryezë, kisht diskutu çfarë profili, çfarë kriteri, çfarë potenciali duhet me pas. Nuk ka dashtë. A për me hy në një spektakël publik për qëllime politike? ”, tha ai. /Eo