Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga biseda me presidentin francez Emmanuel Macron
Foto: Laura Hasani

Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga biseda me presidentin francez Emmanuel Macron

Aktuale March 30, 2026 - 09:43

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se në takimin me presidentin e Francës Emmanuel Macron, që ka zhvilluar të premten, kanë pasur një diskutim të thellë e të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit e të integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e të zhvillimit.

Image

“Pasditen e së premtes isha mysafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim dhe drekë pune në fshat, në pallatin Elysee. Pritja e përzemërt u përcjell me një diskutim të thellë e të sinqertë për rreth 2 orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit e të integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes, si dhe të ekonomisë e të zhvillimit. Me presidentin Macron biseduam për rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Pastaj për rolin e rëndësishëm e të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantik dhe për sigurinë rajonale në Ballkan. Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior të Kosovës ishin çështje të cilat në kontekst të sigurisë së vendit tonë i diskutuam me presidentin francez. Organizimi i forumeve të reja të bizneseve Kosovë-Francë si vijimësi e atij që u mbajt suksesshëm muajin e kaluar këtu në Prishtinë, si dhe planet dhe investimet në edukim ishin gjithashtu tema të takimit. Roli mbështetës dhe angazhimi i miqve francezë në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në vendin tonë është tejet i rëndësishëm”, tha ai.

Image