Mblidhet Qeveria, këto janë vendimet që pritet t’i miratojë
Sot mbahet mbledhja e shtatë e Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të nisë në orën 09:00.
Në fillim të mbledhjes pritet të shqyrtohet propozimi për ndarjen e shpërblimit për futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, si dhe vendimi për miratimin e pagesës së pagës së 13-të për punonjësit e financuar nga buxheti i shtetit.
Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është edhe propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, vendim i cili kërkon miratimin e Kuvendit.
Qeveria po ashtu do të shqyrtojë një sërë projektligjesh, duke përfshirë Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ligjet për inspektoratin e mjedisit dhe ndërtimit, si dhe Ligjin për banimin social dhe të përballueshëm.