Sveçla reagon pas shembjes së rrugës në Prishtinë, thotë se ndërtimet po kryhen pa kontroll

Sveçla reagon pas shembjes së rrugës në Prishtinë, thotë se ndërtimet po kryhen pa kontroll

Aktuale March 29, 2026 - 21:29

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas shembjes së një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, sot më 29.03.2026.

Ai ka thënë se ndërtimet janë pa kontroll, lejet ndërtimore pa standard, institucionet pa funksionim dhe qytetarët nën rrezik.

Sipas tij, ky është bilanci i një qeverisjeje që ka humbur çdo lidhje me realitetin.

“Kjo është pasoja kur kryetari sillet si figurë e politikës qendrore dhe pozitën e të parit të qytetit e shfrytëzon për spektakël, jo për shërbim.”- ka shkruar Sveçla në rrjete sociale.

Për kryetarin Përparim Rama, thotë se ka zgjedhur imazhin personal mbi përgjegjësinë institucionale e propagandën mbi punën.

“Ndërkohë, Prishtina po paguan çmimin me kaos urban, me pasiguri dhe me një qytet që po rrëshqet çdo ditë më poshtë. Qytet që po vuan.”- shkruan ai.