Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publikojnë pamjet e rënda nga seanca gjyqësore
Foto: Laura Hasani

Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publikojnë pamjet e rënda nga seanca gjyqësore

Aktuale March 26, 2026 - 12:06

Familja e së ndjerës Liridona Ademaj ka reaguar pas publikimit të pamjeve të ndjeshme gjatë seancës gjyqësore, ku në sallë janë shfaqur fotografi që përfshijnë viktimën.

Vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj, u ka bërë thirrje mediave dhe administratorëve të faqeve në rrjete sociale të mos shpërndajnë pamje të tilla, duke theksuar se ato janë të rëndësishme vetëm për procesin gjyqësor, por jo për publikun e gjerë.

Ai thekson se shpërndarja e këtyre materialeve mund të ketë pasoja të dhimbshme emocionale për familjen dhe sidomos për fëmijët e viktimës në të ardhmen, të cilët mund të hasin në to online.

“Ne duam që fëmijët e saj ta mbajnë në mend nënën e tyre ashtu siç e kane njohur kur ka qenë gjallë”, shkroi ai.

Familja gjithashtu shpreh shpresën që Gjykata të marrë masa që materiale të tilla të përdoren vetëm brenda procesit gjyqësor dhe të mos bëhen publike.