Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Sot është mbajtur një tubim përkujtimor në 27-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, ku u nderuan viktimat e një prej krimeve më të rënda të regjimit serb në Kosovë.
Presidentja e Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e kujtesës dhe drejtësisë për familjen Berisha nga Suhareka, e cila u përball me mizorinë e regjimit gjenocidal të Serbisë.
“Në pragun e shtëpisë së tyre, aty ku duhej të mbretëronte jeta dhe siguria, anëtarë të familjes Berisha u përballën me barbarinë e regjimit gjenocidal të Serbisë. 49 anëtarë të kësaj familje, prej të cilëve 19 viktima kanë qenë të moshës nën 18-vjeçare, u masakruan mizorisht, ndërsa trupat e tyre u zhdukën e u bartën gjetiu, në përpjekje për të fshehur krimin dhe për t’i shuar gjurmët e së vërtetës,” shkruan Osmani.
Ajo shtoi se fati ka shpëtuar tre nga familjarët: Vjollcën me të birin Gramozin dhe Shyhretjen, të cilët mbetën jo vetëm dëshmitarë të krimit, por edhe zë i kujtesës që nuk shuhet.
“Kjo histori nuk është vetëm dhimbje, por thirrje për drejtësi. Kujtesa për krime si kjo është themel i së vërtetës dhe i kërkesës për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët!”, përfundon Osmani.