Nagavci: T’i lëmë anash inatet e ta zgjedhim presidentin e ri, s’ka nevojë për zgjedhje
Foto: Laura Hasani

Nagavci: T’i lëmë anash inatet e ta zgjedhim presidentin e ri, s’ka nevojë për zgjedhje

Aktuale March 25, 2026 - 17:42

Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka folur  për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka dhënë edhe 34 ditë afat për të vazhduar procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri.

Nagavci ka thënë se është koha për t’i lënë inatet dhe për ta zgjedhur presidentin e ri.

“Tashmë i kemi edhe 34 ditë për ta përfunduar procedurën për zgjedhjen e presidentit. Është një kohë kur duhet të gjitha inatet të largohen e ta zgjedhim presidentin”, ka thënë ajo.

Sipas Nagavci, s’ka nevojë edhe për një palë zgjedhje të reja meqë thotë se rezultati pritet të jetë i njejtë.

“Besoj që vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje të reja, e panevojshme dhe e padrejtë që të humbet kohë, aq më shumë që pritet që rezultati të jetë i njëjtë. Duhet një mobilizim e angazhim i të gjithë neve që të gjejmë mënyrën për të arritur një konsensus e ta votojmë presidentin e vendit”, është shprehur Nagavci. /express