27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Foto: Laura Hasani

27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Aktuale March 25, 2026 - 08:05

27 vjet më parë në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona.

Po ashtu janë djegur edhe 893 shtëpi private dhe shoqërore.

Kjo masakër është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Shumë persona nga ky fshat vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Milosheviqit dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

Pavarësisht kësaj, për këtë masakër asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.