Sot mot pranveror, temperaturat deri në 16 gradë
Foto: Laura Hasani

Sot mot pranveror, temperaturat deri në 16 gradë

Aktuale March 25, 2026 - 07:57

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 0 e 3 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 12 e 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image