Bislimi: Kosova bëhet vendi i parë jashtë SHBA-së, pjesë e programit zyrtar të shënimit të 250-vjetorit të SHBA-së

Bislimi: Kosova bëhet vendi i parë jashtë SHBA-së, pjesë e programit zyrtar të shënimit të 250-vjetorit të SHBA-së

Aktuale March 24, 2026 - 09:13

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, ka bërë të ditur se Kosova bëhet vendi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesë e programit zyrtar të shënimit të 250-vjetorit të SHBA-së.

Bislimi në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook shkruan se sot është një ditë e veçantë për Kosovën, për miqësinë me SHBA-në.

“Me krenari të jashtëzakonshme, në këtë ditë që përkon edhe me përvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, dua të ndaj me ju se projekti ynë ‘America Inspires Freedom – The Kosovo Story’ tashmë është program zyrtar, i njohur nga Komisioni Shtetëror për Shënimin e 250-vjetorit të SHBA-së, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me America250. Ky është një moment historik që e vendos Kosovën në agjendën zyrtare shtetërore të jubileut të 250-vjetorit të Amerikës — një dëshmi e lidhjes sonë të veçantë me vendin e lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit, pa ndërhyrje:

Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe për miqësinë tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova bëhet vendi i parë jashtë SHBA-së, pjesë e programit zyrtar të shënimit të 250 vjetorit të SHBA-së.

Me krenari të jashtëzakonshme, në këtë ditë që përkon edhe me përvjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë, dua të ndaj me ju se projekti ynë “America Inspires Freedom – The Kosovo Story” tashmë është program zyrtar, i njohur nga Komisioni Shtetëror për Shënimin e 250-vjetorit të SHBA, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me America250.

Ky është një moment historik që e vendos Kosovën në agjendën zyrtare shtetërore të jubileut të 250-vjetorit të Amerikës — një dëshmi e lidhjes sonë të veçantë me vendin e lirisë dhe demokracisë.

Përmes një serie aktivitetesh madhore kulturore, diplomatike dhe edukative, ky projekt do të rrëfejë historinë e frymëzimit që Kosova ka marrë nga Amerika, do forcojë miqësinë dhe partneritetin strategjik Kosovë–SHBA, do të promovojë vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit duke e vendosë Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare gjatë këtij jubileu global.

“America Inspires Freedom – The Kosovo Story” nuk është vetëm një projekt, që kam nderin ta udhëheq--

Është mirënjohje, është histori, është partneritet, dhe e ardhme e përbashkët.

Në ditët në vijim do ndajmë detajet e projektit, anëtarët e bordit të projektit (personalitete të shquara të kauzës kombëtare), dhe komunat kyçe në të cilat do mbahet aktivitetet kryesore të projektit!

Kosova krenare, përkrah Amerikës — gjithmonë.