Osmani pret ambasadorin gjerman Rudolph, flasin për zhvillimet e fundit politike
Foto: Presidenca e Kosovës

Osmani pret ambasadorin gjerman Rudolph, flasin për zhvillimet e fundit politike

Aktuale March 23, 2026 - 17:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Image

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Presidentja Osmani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës aleancën strategjike me Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri

Image