Haxhiu pret Ambasadoren e Kroacisë, përmendet bashkëpunimi

Haxhiu pret Ambasadoren e Kroacisë, përmendet bashkëpunimi

Aktuale March 23, 2026 - 15:50

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišië.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor bëhet e ditur se u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

“Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit”, thuhet në njoftim.

Image