28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Deçani përkujton të rënët

28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Deçani përkujton të rënët

Aktuale March 23, 2026 - 08:36

Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete për të shënuar 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, e zhvilluar më 24 mars 1998, kur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bënë ballë rrethimit nga forcat policore serbe në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Epopeja e Dukagjinit konsiderohet si fillimi i përballjeve frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe në Zonën Operative të Dukagjinit, në prag të përshkallëzimit të luftës në Kosovë.

Në përkujtim të kësaj date, Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete:

12:00 – Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore

15:00 – Ekspozitë kushtuar “Epopesë së Dukagjinit”

19:00 – Koncert klasik nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Kjo datë lidhet gjithashtu me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, e cila pati ndikim të rëndësishëm në përfundimin e luftës.

Image