Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t
Janë përshkallëzuar tensionet në protestën e Partisë Demokratike në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Ngjarjet janë shënuar pranë godinës së AKSHI-t, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Sipas A2 CNN, gjatë përplasjeve është dëmtuar edhe një autobot i policisë
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me mbështetësit, i janë drejtuar zonës së ish-Bllokut në vijim të protestës së opozitës në Tiranë.
Sipas raportimeve një pjesë e protestuesve pritet të lëvizë edhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Pak më pare protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të selisë së Partisë Socialiste. Si pasojë e flakëve, është përfshirë edhe një automjet i policisë.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.