Gjykata Speciale: ZPS-ja tentoi imponim mbrojtjeje dëshmitarëve

Gjykata Speciale: ZPS-ja tentoi imponim mbrojtjeje dëshmitarëve

Aktuale March 21, 2026 - 21:15

Gjithë rastin e bazoi në zbulimin e emrave dhe ndikimin e mundshëm tek dëshmitarët.

Tek kur e mbylli çështjen, Prokurorët tek “Thaçi dhe të tjerët – tentim-pengimi i drejtësisë” dorëzuan deklarimet e individëve që përfshinë në aktakuzë, por që e demantojnë çdo rrëfim se dikush ua ndikoi dëshminë në Dhomat e Specializuara.

Përveç Rrustem Mustafës dhe Bislim Zyrapit, dëshmitari me shifrën 4 i tha ZPS-së se asnjë individ nuk e kontaktoi kurrë për paraqitjen e tij në Gjykatë.

Prokuroria e kishte kontaktuar për herë të parë këtë dëshmitar më 25 shtator 2020, ende pa u konfirmuar aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Atë e pyeste nëse kishte vënë re aktivitete të dyshimta për çka kishte marrë përgjigje negative.

Hera e dytë e thirrjes nga ZPS, dëshmitarit 4 i shkoi më 28 shtator 2023, për të udhëtuar drejt Hagës për dëshmi.

Më tej e thirrën më 30 janar 2024 për të mësuar nëse dikush kishte ndërhyrë në dëshminë e tij, dhe dy herë tjera më 2 maj dhe 30 qershor 2025, për të marrë edhe dy përgjigje tjera negative se u thirr a ndikua prej dikujt./klankosova