Sorenseni pas takimit në DASH: Siguruam harmonizimin në hapat përpara

Sorenseni pas takimit në DASH: Siguruam harmonizimin në hapat përpara

Aktuale March 21, 2026 - 14:32

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan.

Vetë Sorensen shkroi shkurtimisht në X për këtë takim, ku tha të jetë diskutuar për dialogun e arritjet e fundit, raporton klankosova.

Po ashtu, ai tha se është siguruar harmonizimi në hapat përpara të dialogut mes dy vendeve.

“Takim i shkëlqyer me Zyrtarin e Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, shkroi Sorensen në X.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ndërmjetësi evropian i bisedimeve qëndroi në Kosovë, ku pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, njoftoi se është arritur një marrëveshje për çështjen e Ligjit për të huajt, që ka të bëjë kryesisht me serbët.