Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Aktuale March 20, 2026 - 21:25

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student.

Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është ky, hoxhë Orhan Bislimaj nga Prizreni.

“Në atë kohë kam qenë 22 vjeçar dhe si çdo i ri tjetër ka qenë një moment frymëzimi për çlirimin e atdheut e në i jemi përgjigjur nevojë të vendit tonë që një herë e përgjithmonë me u shliruar nga okupatori serb. Nuk  kanë qenë momente të lehta, unë kam qenë në atë kohë edhe student në Prishtinë”, tregon kryeimami.

Tani, Orhan Bislimaj shërben si kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.

Vet Bislimaj, për Tëvë1, ka rrëfyer momentin kur në malet e Pashtrikut, iu shkoi lajmi se erdhi liria.

“Angazhimi i luftës për mua është pjesa më fisnike e jetës tim. Nuk ka punë që edhe gëzimin më të madhe që e  kam pas në jetën tim ka qenë kur prej frontit të Pashtrikut diku prej maleve të Pashtrikut na është komunikuar lajmi që është vendosur paqja e kur e kemi pa që është realizuar paqja e forcat e KFOR-it gjermanin vinin. Unë këtë pjesë e kam ndjerë më së shumti se krahas gjendjes tonë ku ëndrrat i kishim përmbyll erdhi një moment kur  të njëjtat ëndrra filluan të rilindin përsëri”.

Ani pse kanë kaluar afër tri dekada, dëshira për ta veshur uniformën e UCK-së, mbetet e njëjtë për kryeimamin e Prizrenit.

“Është krenari nuk diskutohet është moment i veçantë edhe uniforma njeriut ia jep një kuptim, kur e veshësh uniformën ndihesh i rëndësishëm. Secili luftëtar, secili ushtarë që ka veshur uniformën është ndjerë i rëndësishëm për vendin e vet. Është moment krenari tani edhe në këtë kohë me vesh uniformën e UÇK-së pavarësisht se nuk ka më rol, po ndjehesh krenarë e i rëndësishëm”, tregoi hoxhë Bislimaj.

E kontributin për shoqëri, Bislimaj nuk e ndali asnjëherë.

Për 27 vjet ish-ushtaraku mes xhematit të Prizrenit përcjelli mesazhe paqeje.

“Ata të cilët agjëruan, kanë fituar shumë dhe ky është triumfi më i madh i yni në një maratonë një mujorë kur ne nuk kemi zbatuar urdhër të vetvetes, por kemi zbatuar urdhër të Zotit, zbatimi i urdhrave të Zotit do të thotë që e kemi fisnikëruar shpirtin tonë”.

Ndryshe, afër 30 nxënës e imam që mësuan në medresenë “Alauddin” në Prishtinë,  ranë dëshmorë për mbrojtjen e vendit./teve1