Deputeti shqiptar në Washington: KFOR-i kyç për stabilitetin përballë provokimeve serbe
Aktuale
March 20, 2026 - 11:19
Deputeti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivitetin e Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku ishte folës kryesor në një panel të zhvilluar në Johns Hopkins SAIS, në bashkëpunim me Merrill Center for Strategic Studies.
Mediu ngriti shqetësimin për situatën në Ballkan dhe paralajmëroi se ulja e pranisë amerikane në KFOR mund të rrisë rrezikun e destabilizimit në rajon.
Gjatë takimeve, Mediu theksoi nevojën për forcimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në mbrojtje nga vendet evropiane.