Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Foto: Laura Hasani

Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram

Aktuale March 19, 2026 - 20:26

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Haradinaj ka uruar Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen.

Ai ka theksuar se kjo festë e shenjtë, që vjen pas muajit të Ramazanit, bart me vete vlera të rëndësishme të solidaritetit dhe mbështetjes për njëri-tjetrin.

“Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim”, thuhet në urimin e Haradinajt.