Ambasadori gjerman viziton RTK-në, diskutohet bashkëpunimi i vazhdueshëm

Ambasadori gjerman viziton RTK-në, diskutohet bashkëpunimi i vazhdueshëm

Aktuale March 19, 2026 - 18:43

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), ku është njoftuar me zhvillimet e fundit në këtë institucion.

UD. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, theksoi se gjatë takimit, ambasadori Rudolph u informua për punën dhe sfidat aktuale të transmetuesit publik.

“Sot patëm kënaqësinë të presim ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Rainer Rudolph, të cilin e njoftuam për zhvillimet e fundit në RTK. Ambasadorin e falënderuam për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për RTK, duke shprehur gatishmërinë tonë për ta thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim”, ka shkruar Hundozi në një postim në Facebook.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për forcimin dhe zhvillimin e mëtejmë të RTK-së.