Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën rrisin tensionet në rajon
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me zhvillimin e stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke i cilësuar ato si shqetësuese për sigurinë në rajon.
Sipas tij, aktivitete të tilla, sidomos kur zhvillohen afër zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e sigurisë tek komunitetet lokale, në veçanti te shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Kamberi thekson se në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë, duke e bërë edhe më të ndjeshme situatën në Ballkani Perëndimor, transmeton Zeri.info.
Ai vlerëson se për ruajtjen e stabilitetit afatgjatë është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, sipas tij, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të nxitur dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese.
Tutje, Kamberi thekson se ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon respektim të vazhdueshëm të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave.
Ai ka kërkuar gjithashtu shtimin e pranisë së KFOR, duke e cilësuar atë si të një rëndësie primare për sigurinë në rajon.
Në fund, Kamberi ka kritikuar qasjen e presidentit serb Aleksandar Vuëië ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, duke kërkuar nga NATO që të rishqyrtojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë.
Shkrimi i plotë:
Zhvillimi i stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, paraqet një çështje me rëndësi për mjedisin e sigurisë në rajon.
Aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë.
Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese.
Ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave. shtuarja e forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare.
Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Toksore të Sigurisë.