Kompania “Ecolog” shpërndan mijëra kuponë për familjet në nevojë në prag të Bajramit
Në prag të festës së Bajramit dhe gjatë Muajit të Shenjtë kompania “Ecolog’ ka ndërmarrë një aksion humanitar në mbështetje të familjeve në nevojë.
Përmes shpërndarjes së mijëra kuponëve me vlerë, kjo kompani ka arritur të ndihmojë qindra familje, duke lehtësuar sadopak përballimin e shpenzimeve në prag festash.
Pronari i kompanisë “Ecolog” dhe filantropi, Lazim Destani vlerëson se iniciativa të tilla janë dëshmi e gjallë se solidariteti dhe humanizmi vazhdojnë të jenë të pranishëm në shoqëri.
Sipas tij, veprime të tilla synojnë të përcjellin mesazhin se përmes bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë mund të bëhet një ndryshim i prekshëm në jetën e qytetarëve.
“Çdo akt i tillë është një dëshmi se humanizmi jeton mes nesh dhe se së bashku mund ta bëjmë ndryshimin. Dhembshuria dhe solidariteti janë vlera të larta njerëzore, që duhet t’i kultivojmë e t’i ndjekim gjithmonë”, shkroi Destani. /Zëri