Qeveria miraton propozim-vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Qeveria miraton propozim-vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Aktuale March 19, 2026 - 12:38

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat Çlirimtare.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo zyrë synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejtë të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare.

“Duke vlerësuar lart luftën për liri dhe pavarësi të popullit, për herë të parë vlerat e luftës çlirimtare i kemi vendosur në emërtimin e një ministrie, të cilës sot do t’ia kalojmë një zyrë të rëndësishme. Bartja e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejtë të politikave të dala nga lufta”, tha Kurti.

Kryeministri tregoi se edhe cilat punë do t’i atribuohen kësaj zyre.