Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët
Foto: Laura Hasani

Festa e Bajramit, Tërnava uron besimtarët: Gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët

Aktuale March 19, 2026 - 11:22

Në ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, myftiu Naim Tërnava u është drejtuar besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ai tha se kjo festë kujton që gëzimi i vërtetë është ai që ndahet me të tjerët.

“Bajrami na tregon që humanizimi nuk është vetëm një ndjenjë, por obligim”, tha ai.

Pos të tjerash, myftiu Tërnava tha se festa e Bajramit udhëzon njerëzit për më shumë paqe në botë.

“Fitër Bajrami na rikujton edhe fisnikërinë e njeriut. Ai është i ndërtuar për të përhapur vlerat e mirësisë e drejtësisë. Andaj kjo është një thirrje që këto vlera t’i përçojmë edhe pas përfundimit të Ramazanit”, u shpreh Tërnava.