Ligji për të Huajt, Kurti: S’duam t’i lëmë pacientët e nxënësit serbë pa shërbime e pa mësim
Kryeministri Albin Kurti, i pyetur për Ligjin për të huajt, ka thënë se ai është miratuar pasi Qeveria nuk dëshiron t’i lërë pacientët serbë pa shërbime e as nxënësit serbë pa arsim.
Megjithatë, kryeministri ka theksuar se “veç po e zbatojmë ligjin e qysh para 13 vjetëve”.
“Ne veçse po zbatojmë ligjin e qysh para 13 vjetëve. Do të bëjmë inkorporimin e të gjitha strukturave në arsim dhe shëndetësi. Ju e dini që strukturat ilegale të tjera të sigurisë, si ato të financave dhe administrimit, nuk ekzistojnë. Kanë mbetur vetëm arsimi dhe shëndetësia dhe për ta bërë këtë duhet ta kemi listën. Nuk dëshirojmë që pacientët serbë të mbesin pa shërbime shëndetësore, që nxënësit serbë të mbesin pa mësim. Po e bëjmë në mënyrë legale, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian”, deklaroi Kurti.