Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së mbi ujdinë për zbatimin e Ligjit për të Huajt

Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së mbi ujdinë për zbatimin e Ligjit për të Huajt

Aktuale March 18, 2026 - 21:46

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen ka dhënë detaje për takimin që pati me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix

Sorensen bëri të ditur përmes një postimi në X  se foli me Lacroix për zhvillimet e fundit në dialog duke iu referuar marrëveshjes për zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë.

“Shkëmbim i mirë me Lacroix mbi zhvillimet e fundit në dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që mundësoi arritjen e marrëveshjes fundjavën e kaluar dhe nevojën për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023”, tha Sorensen, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se mezi pret diskutime të mëtejshme në OKB javën e ardhshme.