Istref Zekaj, viktima tjetër e incidentit fatal në Vjenë të Austrisë

Istref Zekaj, viktima tjetër e incidentit fatal në Vjenë të Austrisë

Aktuale March 18, 2026 - 17:10

Istref Zekaj është mërgimtari nga fshati Mojstri i Istogut, i cili humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës në vendin e tij të punës në Vjenë të Austrisë.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe të afërmit përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ndërsa edhe dy kosovarë të tjerë dhe një tjetër që mendohet se është me prejardhje nga Bosnja, vdiqën në këtë incident tragjik.

Bëhet fjalë për Pajtim Bajramin nga Klina e Poshtme e Skenderajt dhe Asllan Musliun nga Skenderaj.