Shala për zgjedhjet: Beteja e PDK-së është të kthehemi parti e parë
Foto: Laura Hasani

Shala për zgjedhjet: Beteja e PDK-së është të kthehemi parti e parë

Aktuale March 18, 2026 - 14:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, tha se presin nga Gjykata Kushtetuese që ta çojë vendin në zgjedhje të reja parlamentare, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas tij, PDK-ja është e gatshme për një proces të ri zgjedhor dhe se beteja e saj është që të kthehet si parti e parë.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese ta çojë vendin në zgjedhje, sepse është konsumuar çdo afat kushtetues i mazhorancës. PDK-ja është e gatshme për proces zgjedhor. Tash e disa vite jemi parti e dytë dhe beteja jonë është që ne të kthehemi parti e parë dhe për këtë po punojmë fuqishëm në strukturat e partisë. Shpresoj dhe besoj se do duhej të kemi një skenë të re politike në vend”, tha Shala për RTV21.