Tahiri: Kurti nuk e fshehu kompromisin për strukturat ilegale
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kurti nuk e fshehu kompromisin për strukturat ilegale

Aktuale March 18, 2026 - 14:25

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me kompromisin e fundit të kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dije se Kurti ka përparuar në këtë drejtim.

Përmes një  postimi në  rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se kësaj radhe ai nuk e fshehu kompromisin që e bëri me strukturat ilegale, për të cilat thoshte se i kishte shkatërruar.

“Një përparim nga Kurti – nuk e fshehu kompromisin për strukturat ilegale – megjithëse i thoshte popullit krejt strukturat ilegale i kishte shuar”, ka shkruar Tahiri.