Kryhet intervenimi kirurgjik te 5-vjeçari nga Lipjani
Aktuale
March 18, 2026 - 12:26
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se ka përfunduar intervenimi kirurgjik te 5-vjeçari nga Janjeva e Lipjanit, i cili rrezikonte amputimin e shputave, pasi dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit.
Bëhet e ditur se vogëlushi i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të shputave nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.
Intervenimi thuhet se është realizuar sipas indikacioneve mjekësore, ndërsa theksohet se gjatë procedurës kirurgjikale gjendja e pacientit ka qenë stabile.
“Pas përfundimit të intervenimit, pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme postoperatore”, thuhet në njoftim.