PDK-ja e propozon Rashit Qalajn anëtar të KQZ-së
Foto: Laura Hasani

PDK-ja e propozon Rashit Qalajn anëtar të KQZ-së

Aktuale March 18, 2026 - 11:36

Ish-deputeti i PDK-së Rashit Qalaj është propozuar për anëtar në Komisionin Qendror Zgjedhor nga radhët e kësaj partie.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonominë Online vetë Qalaj.

“Po, jam propozuar”, ka thënë shkurt Qalaj.

Përveç Qalajt, edhe emri i Ilir Gashit është dërguar në Presidencë për anëtar të PDK-së në KQZ.

Sipas raportimeve, LDK-ja e ka propozuar Sami Hamtin, kurse AAK-ja Muharrem Nitajn.

Lëvizja Vetëvendosje besohet se do të vazhdojë me Alban Krasniqin dhe do të propozojë dy emra të tjerë të rinj.