Ngjarja e rëndë në Austri, Haxhiu ngushëllon familjet e viktimave

Ngjarja e rëndë në Austri, Haxhiu ngushëllon familjet e viktimave

Aktuale March 18, 2026 - 10:09

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me vdekjen tragjike të tre kosovarëve në Austri.

Ajo u shpreh e tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt, të cilët vdiqën në një kantier ndërtimi në Vjenë.

“Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, shkroi Haxhiu. /Zëri