Nënshkruhet kontrata për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt

Nënshkruhet kontrata për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt

Aktuale March 17, 2026 - 10:10

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt, një projekt i rëndësishëm për sektorin shëndetësor në këtë rajon.

Sipas tij, pas një sërë sfidash dhe vështirësish, si të trashëguara, ashtu edhe të reja, projekti pritet të përfundojë brenda një afati prej 30 muajsh.

Vitia ka theksuar se investimi kap vlerën prej 24 milionë eurove dhe se spitali do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore.

Ai gjithashtu ka uruar qytetarët e Ferizaj për realizimin e këtij projekti të shumëpritur. /Zëri