Ndryshojnë temperaturat, sot shi dhe borë në Kosovë
Aktuale
March 17, 2026 - 07:51
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 e 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 9 e 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
