Pas Osmanit, Oravi në takim lamtumirës edhe me Kurtin
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi një takim lamtumirës me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas postimi në Facebook, Oravi vlerësoi bashkëpunimin e mëparshëm dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian ia ka ofruar Kosovës, duke shprehur shpresën që së shpejti të gjitha institucionet të jenë funksionale dhe të fokusohen plotësisht në procesin e integrimit evropian.
“Duke i thënë lamtumirë sot kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ambasadori i BE-së Aivo Orav reflektoi mbi marrëdhëniet e kaluara dhe të ardhshme BE–Kosovë dhe mbi mbështetjen e konsiderueshme që BE-ja i ka ofruar Kosovës deri më tani. Oravi shprehu shpresën që së shpejti të gjitha institucionet të jenë funksionale dhe plotësisht të përqendruara në integrimin evropian”, thuhet në njoftim.