Largohen mbeturinat vëllimore dhe inerte nga kryeqyteti, kërkohet nga qytetarët t’i hedhin në vendin e caktuar
Foto: Facebook

Largohen mbeturinat vëllimore dhe inerte nga kryeqyteti, kërkohet nga qytetarët t’i hedhin në vendin e caktuar

Aktuale March 16, 2026 - 10:54

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi” është duke vazhduar largimin e mbeturinave vëllimore dhe inerte nga zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, nga kjo kompani kërkohet nga qytetarët që t’i gjuajnë këto mbeturina në vendin e caktuar.

“E kemi filluar punën me mëngjes. Po vazhdojmë t'i largojmë mbeturinat vëllimore dhe inerte nga zona të ndryshme të Kryeqytetit. Të nderuar qytetarë, tashmë lokacioni për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte është caktuar, MOS I HEDHNI MBETURINAT NË QYTET, EKZISTON LOKACIONI PËR HEDHJEN E TYRE https://maps.google.com/?q=42.6486762,21.2107925. Do të GJOBITENI nëse i hedhni pranë kontejnerëve apo në kontejnerë”, shkruhet në postim.