Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Aktuale March 16, 2026 - 08:02

Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar herë pas here me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.